×
  • Lajme
  • Lajme

    Baton Haxhiu në vitin 2003 kishte parashikuar se pavarësia e Kosovës do të shpallet në vitin 2008

    Reporteri
    25 Mars 2021 | 14:51

    Mund të mos e kujtoni, apo edhe mbase se keni pasur rastin ta lexoni, por gazetari Baton Haxhiu në shtator të vitit 2003, përmes një kolumne autoriale, e kishte parashikuar me saktësi së shpallja e Pavarësisë së Kosovës do të ndodhte në vitin 2008.


    Baton Haxhiu, 5 vite para 17 Shkurtit 2008, kishte parashikuar se shpallja e Pavarësisë së Kosovës do të ndodhte në vitin 2008, shkruan Reporteri.net.

    Gazetari i njohur edhe sot, drejtues e bashkëthemelues i disa mediumeve në Kosovë, Pavarësimin e Kosovës në vitin 2003 e kishte parashikuar me një kolumnë të tij të publikuar në gazetën e përjavshme “Java”, që botohej nga ish-gazetari Migjen Kelmendi.

    “PAVARËSIA NË VITIN 2008”, ishte titulli i shënuar me shkronja kapitale i kolumnës së Haxhiut, i botuar në faqen e katërt të gazetës ‘JAVA’, më 18 shtator 2003.

    Në shkrimin e tij autorial të asaj kohe, sot drejtuesi i ‘Albanian Post’ shkruante për kushtet që kosovarët do të duhej t’i plotësonin nëse duan të fitojnë pavarësinë.

    “Çështja e statusit të Kosovës do të mund të shqyrtohej më mirë kur liderët kosovarë e kuptojnë rëndësinë e Kosovës dhe jo të vetvetes”, theksonte Haxhiu në nëntitullin e kolumnës së tij.

    Gazeta e përjavshme ‘Jáva’, botohej nga ish-gazetari Migjen Kelmendi, që sot është i inkuadruar në politikë, në PDK, shkruan Reporteri.net.

    Në maj të vitit 2006, kësaj gazetë që të veçantë e kishte edhe gjuhen e botimit, në gegërisht, i ishte ndarë një çmim i rëndësishëm për gazetari nga shoqata globale ‘Reporterët pa Kufij’.

    Nga ana tjetër, Baton Haxhiu vazhdon edhe sot të ketë ndikim si gazetar në Kosovë. Pas përvojës në themelimin e Gazetës Express dhe televizionit Klan Kosova, që edhe i drejtojë për disa vite, Haxhiu këtë vit ka themeluar një medium të ri, ‘Albanian Post’, me bazë në Tiranë e Prishtinë, që synon shtrirje në të gjitha trevat shqiptare. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!