×
  • Lajme
  • Lajme

    Baton Haxhiu për shamitë e kuqe të Vetëvendosjes: Krijojnë totalitarizëm diskursiv

    Reporteri
    11 Shkurt 2021 | 8:09

    Analisti Baton Haxhiu thotë se vendosja e shamive me ngjyrë të kuqe nga Vetëvendosja në rrugët e Prishtinës, ka në thelb një simbolikë totalitariste.


    “Rrëfimi që kanë përdorur me shaminë e kuqe për të forcuar një të majtë kundër oligarkëve, për të ndërtuar një të majtë kundër të gjithë të tjerëve. Kjo krijon një totalitarizëm diskursiv dhe ky totalitarizëm diskursiv është rrëfim i VV-së deri më tani” tha ai në Euronews Albania.

    Por Arbërie Nagavci përmes një postimi në Facebook, ka shkruar që “një fjongo e kuqe, me dashuri për vendin”, jep ngjyra, shpresë dhe pasion.

    “Një fjongo e kuqe, me dashuri për vendin. Në kohën e realitetit bardh e zi që po jetojmë, e kuqja jep ngjyra, shpresë e pasion. Edhe në simbolikat që paraqet, e kuqja është e bukur. E kuqe, për dashurinë. Dashuri për vendin, për njerëzit e ndershëm. E kuqe, për jetën. Për një jetë të gëzuar, të dinjitetshme. E kuqe, për shëndetin. Shëndet të mirë e mirëqenje për secilin. E kuqe, për energjinë. Energji për të punuar me përkushtim. E kuqe, për luftën. Luftë ndaj krimit e korrupsionit. E kuqe, për guximin. Guxim për betejat për barazinë për secilin. E kuqe, për zemërimin. Zemërim për vitet e vjedhura nga qeveritë e korruptuara. E kuqe, për pasionin. Pasion për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. E kuqe, për veprimin. Pa asnjë kompromis me të keqen. Andaj fjongot e kuqe në ditën e dashurisë i japin bukuri e ngjyra referendumit dhe fitores”, ka shkruar ajo në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!