×
  • Lajme
  • Lajme

    Bazuar në një lajm të rrejshëm, mediat serbe bëjnë karikaturë, kinse Kurtit i është refuzuar viza amerikane

    Reporteri
    04 Nëntor 2021 | 12:55

    Të mërkurën pasdite në disa faqe të internetit të cilat vetën e paraqesin si media, u publikua një lajm, kinse kryeministrit Albin Kurti i ishte refuzuar viza amerikane. Gjë e cila u demantua shpejtë nga zyra e Kryeministrit. Megjithatë në mediat serbe lajmi u çua edhe më tutje, duke realizuar edhe karikaturë, ku kryeministri kosovar paraqitet si i refuzuar nga Amerika.

    Portali serb në Kosovë, KosovoOnline, ka publikuar një karikaturë, me anë të së cilës provohet të thuhet se kryeministrit kosovar Albin Kurti, nuk i lejohet të vizitojë Amerikën.

    E gjithë kjo ndodhi, pasi një webfaqe që vetën e quan media, publikoi një lajm të rrejshëm, se kinse Kurtit i ishte refuzuar viza amerikane.

    Ky lajm i rrejshëm u demantua shpejtë nga zyra e Kryeministrit. Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu i tha mediave, se kryeministri Kurti ka vizë amerikane në pasaportën e tij, dhe ai shumë shpejtë do të qëndrojë për një vizitë në SHBA.

    ”Kryeministri Kurti është i pajisur me vizë amerikane. Ai do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së shpejti. Vizita e tij është duke u planifikuar”, ka thënë Kryeziu. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!