×
  • Lajme
  • Lajme

    BBC e “demanton” Daut Demakun, koronavirusi nuk luftohet me hudhra të Rahovecit

    Reporteri
    09 Mars 2020 | 18:04

    Në kohën kur i gjithë globi është në përpjekje që të gjejë kurën për luftimin e virusit kinez COVID-19 apo të njohur ndryshe si koronavirusi, shkrimtari dhe ligjëruesi i lëndës “Arti i mendimit pozitiv”, Daut Demaku, pretendon se ka gjetur ilaçin.


    Bëhet fjalë për hudhrën e cila gjendet në Rahovec dhe sipas Demakut koronavirusin ta heqë koronavirusin “si me dorë”, shkruan Reporteri.net.

    Por BBC-ja ka publikuar një artikull lidhur me këshillat e rreme shëndetësore që po qarkullojnë nëpër mediet sociale, të cilave nuk duhet t’u besojmë pasi nuk janë të verifikuara shkencërisht.

    Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, hudhra është një ushqim i shëndetshëm dhe mund të ketë disa veti animikrobike, por nuk ka asnjë provë që ajo mund t’i mbrojë njerëzit nga koronavirusi./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!