×
  • Lajme
  • Lajme

    BE: Datat e takimeve të ardhshme Kosovë-Serbi bëhen publike së shpejti

    Reporteri
    23 Shtator 2020 | 19:44

    Ende nuk ka datë zyrtare të vazhdimit të takimeve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.


    Caktimi i datave, sipas zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano, pritet të ndodhë shumë shpejt.

    “Datat e takimeve të ardhshme si në nivel të ekspertëve ashtu edhe në nivel të lartë do të bëhen publike shumë shpejt”, ka thënë ai për Klan Kosova.

    Pyetur nëse temë e diskutimeve do të jetë themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Stano është përgjigjur: “Në javën që shkoi është diskutuar në nivel ekspertësh për çështjen e pretendimeve financiare të të dyja palëve. Takimi i ardhshëm për aranzhimin e çështjes së komuniteteve jo shumicë do të mbahet në ditët në vijim”.

    Ai është shprehur së më 7 shtator, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kanë rënë dakord për diskutimet mbi zgjidhjen e çështjeve financiare dhe të pakicave për të cilat pra do të diskutohet në të dy nivelet – nivelin e lartë dhe nivel ekspertësh

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!