Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka komentuar kritikat e presidentit serb Aleksandar Vuçiq mbi misionin e BE-së për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX.
Stano ka thënë se i kundërshton fuqishëm këto akuza të presidentit serb, i cili ka thënë se pjesëtarët e EULEX-it janë “gënjeshtarë që kryejnë monitorim të rrejshëm” të kufirit me Kosovën.
“Kundërshtojmë kategorikisht akuzat e Serbisë kundër misionit tonë. Më lejoni t’jua kujtoj që stafi i EULEX-it, si dhe veturat tona, ishin target i sulmeve në terren. Presim që Serbia të bashkëpunojë në sjelljen para drejtësisë të përgjegjësve që kryen dhunë ndaj trupave ndërkombëtare, gazetarëve dhe të tjerëve në veri të Kosovës”, ka thënë Stano për Zërin e Amerikës, transmeton Express.
Vuçiq ka akuzuar po ashtu EULEX-in që, sipas tij, lejon ‘qëllimin e serbëve’ dhe se i jep mbështetje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Stano ka rikujtuar se EULEX është misioni më i gjerë civil në Kosovë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.