×
  • Lajme
  • Lajme

    BE-ja jep detaje për takimin e 15 qershorit ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit

    Reporteri
    11 Qershor 2021 | 19:08

    Bashkimi Evropian ka bërë të ditur agjendën e takimit për dialogun në nivel të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, si dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili pritet të mbahet më 15 qershor.


    Nëpërmjet një komunikate për medie, BE bën të ditur se para takimit Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borrell, do deklarohen për medie nga ora 08:20, derisa pas takimit, i cili pritet të përfundojë rreth orës 13:00, do dalë në konferencë Përfaqësuesi Special i BE’së për dialogun, Miroslav Lajçak.

    “Do të ketë një deklaratë për media nga Përfaqësuesi i Lartë në fillim të takimit në 8:20 dhe një deklaratë për media nga Përfaqësuesi Special i BE pas përfundimit të takimit (rreth orës 13:00)”, thuhet në komunikatën e BE’së.

    Të martën, më 15 qershor do të mbahet takimi i parë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!