Bashkimi Evropian i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti rreth kërkesës së këtij të fundit që BE ta çojë Draftin për Asociacionin në Komision të Venecias.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se Brukseli dhe QUINT e kanë bërë të qartë pritjen e tyre që Kosova ta dërgojë Draftin e BE-së në Kushtetuese për vlerësim, derisa ka shtuar se i takon Kosovës që të kërkojë këshilla ligjore në Venecia për Draft-legjislacione apo legjislacione që janë në fuqi, përfshirë edhe Draftin Evropian.
Stano ka thënë se Bashkimi Evropian pret që Kosova të veprojë shpejt sa i përket kësaj çështje dhe t’iu jap fund vonesave të mëtejshme në përmbushjen e obligimit të saj për implementimin e Asociacionit.
Ideja e Kurtit që Lajçaku ta çojë draftin në Venecia, Osmani: S’më është prezantuar ende formalisht
“I takon Kosovës si palë në Komisionin e Venecias që të kërkojë këshilla juridike për projektligjet ose legjislacionin tashmë në fuqi, duke përfshirë edhe Projekt Statutin Evropian. Ne presim që Kosova të veprojë për këtë me shpejtësi dhe të ndalojë shtyrjen e mëtejshme të dorëzimit për detyrimin e saj”, ka thënë Stano.
Stano ka thënë se Drafti i BE-së është përgatitur nga ekspertë ligjorë evropianë, përfshirë gjermanë, italianë, francezë dhe amerikanë./Express/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.