Brukseli do të jetë kryeqendra e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit dhe ai do të ndërmjetësohet nga Miroslav Lajçak, i cili do të caktohet përfaqësues special i BE-së për dialog dhe për Ballkanin Perëndimor, kanë thënë zyrtarë të Bashkimit Evropian. Por ata kanë shtuar se mirëpresin çdo angazhim nga partnerët e tjerë ndërkombëtarë.
Në kohën kur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka rritur dozën e kritikave ndaj Brukselit, duke mos ia njohur as rolin e ndërmjetësit, shefi i diplomacisë evropiane, Joseph Borrell, i ka mirëpritur veprimet e kryeministrit Albin Kurti për taksën, dhe e ka mbështetur atë për udhëheqës të dialogut me Serbinë.
Këtë Borrelli e ka bërë nëpërmjet një letre dërguar Kurtit, në krye të së cilës thotë se është i kënaqur që marrëdhënien me BE-në e ka vënë si punë kryesore, shkruan Koha.
“Kjo përputhet mirë me qasjen prioritare të BE-së ndaj të gjithë rajonit, përfshirë Kosovën. Ngjashëm, unë e mirëpres synimin tuaj në vazhdimin e reformave të domosdoshme që ta shtyni përpara sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe qeverisjen e mirë në Kosovë; këto janë elemente kyç për të ardhmen tuaj”, ka shkruar Borrell të enjten. Ai më tej ka shprehur besimin se Kurti do t’i udhëheqë negociatat në dialog në mënyrë gjithëpërfshirëse.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.