Zëdhënësi i BE-së për Politikë dhe Siguri të Jashtme, Peter Stano, ka reaguar pas raportimeve ku shfaqet një hartë e Europës me Kosovën si pjesë të Serbisë në zyrë Miroslav Lajçak, madje as pa ndarjen administrative sipas Rezolutës 1244 të OKB-së.
Ai ka thënë se BE-ja ka status neutral në këtë çështje dhe thotë se në Kosovë duhet të merren më shumë me dialogun dhe problemet rreth tij, njofton Klan Kosova.
“Pretendimi rreth hartës është totalisht i pavend dhe i rremë. Kjo hartë zyrtare e BE-së është një linjë me pozicionin e BE-së – status neutral. Do të doja të rekomandoja secilin që të fokusohet në problemet reale që ndihmojnë në avancimin e normalizimit të dialogut, në vend se të përpiqen të bjënë raporte të rreme”, tha Stano në një përgjigje në postimin në Twitter të gazetarit Adriatik Kelmendi që reagoi për këtë.
“Miroslav Lajçak duhet të kërkojë falje që dha intervistë derisa ishte ulur para një harte që paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë, përndryshe ai nuk duhet të mirëpritet nga askush në Kosovë të hënën”, ka shkruar Kelmendi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.