×
  • Lajme
  • Lajme

    Bedri Hamza e quan shkelje të Qeverisë ndarjen e 11 milionë eurove për pagesën e rrymës në veri

    Reporteri
    06 Maj 2021 | 16:23

    Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka folur në një konferencë të jashtëzakonshme për media.


    Hamza në këtë konferencë foli për vendimin që u miratua sot në Kuvend që serbëve në veri t’iu paguhet energjia elektrike.

    “Kjo ndërmarrje e ka bordin dhe Kuvendi nuk ka të drejtë mbi bazën e legjislacionit në fuqi që të ndërhyjë në menaxhimin dhe afarizmin e kësaj ndërmarrje, do të thotë Kuvendi I Kosovës, përkatësisht partitë që janë në pushtet, kanë përkrahur një kërkesë të pagesës së 11 milionëve të energjisë elektrike të shpenzuara në katër komunat në veri, kjo I dëmton qytetarët e Kosovës.”

    “Nëse do të ishte zbatuar baza legale, atëherë bordi I KOST-it, është dashur që pas përpilimit dhe auditimit të pasqyrave financiare të deklaroj dividentën dhe e njëjta të shkoj në buxhetin e Kosovës dhe është para publike”, tha Hamza.

    “Është absurde të thuhet që në mungesë të mjeteve financiare të zvogëlohen pensione e të mos ndahen për shëndetësi para, por merren vendime që KOSTT të autorizohet për këtë mbulueshmëri.”

    “Qeveria mos të fshihet por të marr përgjegjësi, mos të merret me fjalime populiste. Jo Kuvendi të shndërrohet në një institucion që nuk i respekton ligjet. Me paratë e qytetarëve të Kosovës po paguhen shpenzimet në Veri.”

    “Vitin e kaluar janë paguar 10 milionë këtë vit 11milionë, nuk është e drejtë të paguhen 21 milionë”, tha ai.

     

    Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës me 61 vota për kanë miratuar rekomandimet e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me propozimin që Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) të marrë përgjegjësinë për pagesën e rrymës për serbët në katër komunat veriore.

    Sipas këtij vendimi, për këto komuna në veri të Kosovës janë ndarë 11 milionë euro për pagesën e rrymës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!