Bedri Hamza nga PDK që është edhe kandidat për deputet nuk ka dashur të japë një parashikim sa deputetë mund t’i fitojë partia e tij në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ai ka thënë se PDK do të dalë mirë, por kur është pyetur nëse do të dale e para ka thënë se të gjitha partitë garojnë për vendin e parë, shkruan Reporteri.net.
Hamza ka thënë se PDK çdo here në fushata zgjedhore ka hyrë me sondazhe të ulëta, por ka fituar më shumë përkrahje pasi janë mbajtur zgjedhjet.
“Jemi të përgatitur, besoj që kemi program të mirë, kemi bërë përpjekje me reflektuar situatën dhe realitetin në shëndetësi, ekonomi, kemi kandidatin e përgatitur edhe në aspektin akademik. Mbi bazën e punës së madhe që është duke u bërë në teren edhe pse hyjmë të hendikepuar”, tha Hamza në kanal 10, ku përmendi shkuarjen e Hashim Thaçit e Kadri Veselit në Hagë, shkruan Reporteri.net.
Ai tha se është optimist se PDK do të dale mirë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Mbetet me u pa kur të numërohen votat, ne jemi optimist, jemi duke punu shumë që PDK të del mirë, gjithmonë partitë hynë në garë për të dalë e para”, ka deklaruar Hamza. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.