×
  • Lajme
  • Lajme

    Bedri Hamza në Mitrovicë del më i votuar se Enver Hoxhaj si kandidat për kryeministër

    Reporteri
    16 Shkurt 2021 | 14:37

    Partia Demokratike e Kosovës ka dalë e dyta në Mitrovicë, me gjithsej 7 mijë e 775 vota. Kandidati më i votuar nga mitrovicasit është Bedri Hamza, me 4 mijë e 593 vota në total.


    Numri katër në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, e ka kaluar me vota kandidatin për Kryeministër nga kjo parti, Enver Hoxhajn.

    Hamza ka marrë gjithsej 4 mijë e 593 vota në Mitrovicë, derisa Hoxhaj 4 mijë e 95.

    Pas Hoxhajt renditet Rrustem Musa me 3 mijë e 69 vota, pasuar nga Vesa Broja me 2 mijë e 602.

    Vota në Mitrovicë kanë grumbulluar edhe përfaqësuesit tjerë që vijnë nga kjo komunë.

    Valdete Idrizi ka marrë 2 mijë e 113 vota, Donjet Bislimi 2 mijë e 113 e Bekim Haxhiu 1 mijë e 71 vota.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!