×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Bedri Hamza tregon kur do të betohet si kryetar i Mitrovicës dhe me kë do të qeverisë

    Reporteri
    22 Nëntor 2021 | 18:23

    Bedri Hamza, do të betohet si kryetar i Mitrovicës më 1 dhjetor.Kështu bëri të ditur vetë Hamza.

    “Unë e kam nënshkruar ftesën për seancën konstituive e cila do të mbahet më 1 dhjetor”.

    Hamza tha se është në bisedime me partitë e tjera politike për të krijuar një koalicion të qëndrueshëm dhe stabil.

    “Jemi në bisedime. PDK i ka fituar 14 asamblist. Kam pas marrëveshje me disa subjekte që kanë fituar nga një asamblist, besoj se do të jetë në rregull sa i përket shumicës në kuadër të asamblesë”.Bedri Hamza tha se është në bisedime edhe me Lidhjen Demkratike të Kosovës.

    “Sa i përket LDK-së, kam pasur biseda. Realisht i kuptoj interesat e subjekteve politike. Të shohim a po mund të gjejmë gjuhë të përbashkët”.

    Hamza është mbështetur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë që e kanë nga një asambleistë në Kuvendin Komunal të Mitrovicës.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!