×
  • Lajme
  • Lajme

    Bedri Hamza, VV-së: Jemi xhelozë se në koalicionin e fundit na e keni marrë LDK-në

    Reporteri
    04 Dhjetor 2020 | 12:14

    Ka nisur seanca në Kuvendin e Kosovës, në të cilën pritet të votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.


    Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në votimin e këtij Projektligji, shkruan Reporteri.

    Deputeti i LVV-së, Liburn Aliu ka folur në emër të Lëvizjes Vetëvendosje duke konfirmuar se kjo parti nuk do të marrë pjesë në votim. Ai ka akuzuar LDK-në e PDK-në që për hesape të tyre janë bërë sërish bashkë.

    E shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se nga ky Projektligj do të përfitojnë qytetarët e Kosovës.

    Duke ironizuar me Aliun e VV-së, Hamza ka thënë se si PDK janë xheloz ngase në koalicionin e fundit, VV ua mori LDK-në.

    “Kemi pasë koalicion me LDK-në dhe me paritë tjera, tani jemi pak xhelozë se ju e keni pasë koalicionin e fundit me LDK-në, na murtë pak neve por në të ardhmen nuk e dimë se çka sillet”, u shpreh ai.

    PDK konfirmoi edhe një herë se do të japë votat e saj për këtë Projektligj. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!