Kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi, tha se e konsideron të jashtëligjshme mbledhjen e planifikuar për sot në ora 14:00 të Bordit të ri.
Ai tha se kjo bie ndesh me statutin që parasheh se njoftimi për mbledhje duhet të ketë agjendën dhe të dorëzohet së paku tri ditë para mbledhjes.
“Kjo na bën neve me kuptuar se çdo vendim i tyre që rrjedh është i jashtëligjshëm”.
Sic raportuan mediat, pika e parë e rendit të ditës pritet të jetë shkarkimi i menaxhmentit të kësaj kompanie.
Ndryshe, për këtë mbledhje Telekomi do të mbajë konferencë një orë para mbledhjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.