×
  • Lajme
  • Lajme

    Befasi: Vetëm 36% e të rinjve janë fetarë

    Reporteri
    03 Prill 2019 | 12:38

    Fondacioni Friedrich Ebert dhe Instituti i Hulumtimeve IDRA Research and Consulting kanë prezantuar studimin “Rinia e Kosovës”, për periudhën 2018-2019.

    Sipas, këtij hulumtimi rreth 36 për qind e të rinjve në Kosovë mund të konsiderohen të lidhur ngushtë me fenë, pasi ndjekin shërbimet fetare të paktën njëherë në muaj. Theksohet se, meshkujt janë më besimtarë se femrat.

    97% e shqiptarëve janë myslimanë vetëm 1% pranojnë se nuk i përkasin ndonjë përkatësie fetare.

    Një fakt interesant nga ky hulumtim del se të rinjtë në Kosovë që mendojnë se vendi duhet të anëtarësohet në BE, duket se janë më pak besimtarë.

    Gjatë, këtij anketimi është diskutuar edhe për besimin fetar të prindërve dhe praktikimin e riteve fetare nga të rinjtë.

    Aspak fetarë janë shprehur 57%, të rinj të cilët praktikojnë njëherë ose asnjëherë ritet fetare, 21% fetarë të moderuar, ndërsa 11% janë shprehur si kryesisht fetarë.

    Ndërsa, 49% janë shprehur si fetarë, të cilët njëherë në muaj ose më shpesh se njëherë në javë përcjellin ritet fetare. Të rinj të cilët praktikojnë ritet fetare vetëm në ditët e veçanta në përqindje janë 40%.

    Besimi shihet si çështje personale dhe nuk imponohet nga të tjerët, kështu të paktën është thënë nga pjesëmarrësit në fokues grupet e këtij hulumtimit.

    Ky hulumtim është bazuar në vlerat, qëndrimet, opinionet, brengat dhe perspektivat e të të rinjve të Kosovës, ku të anketuar janë 1200 të rinj në gjithë Kosovën, të moshës 14 deri në 29 vjeç.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!