Zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu, ka reaguar në rrjetin e tij në facebook, lidhur me bllokimin e sistemit të shitjes së biletave për ndeshjen Kosovë – Angli e cila pritet të zhvillohet të dielën në mbrëmje në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ai e ka cilësuar të qëllimshëm bllokimin e sajtit të shitjes, I cili menaxhohet nga kompania Tiks.app e cila është kontraktuar nga Federata e Futbollit të Kosovës.
“E qysh me marr bileta online kur bie prej sistemi sajti i shitjes së biletave për ndeshjen Kosovë – Angli???Tmerr bre kjo është, të dështuar me qëllim, dallavere fund e krye, MARRE!”, ka shkruar Ekrem Lutfiu, që njëherësh përfaqëson zërin e Prokurorisë për komunikim me medie.
Nuk dihet nëse komenti i Lutfiut është qëndrim zyrtar i Prokurorisë Speciale të Kosovës, por qëndrimet e tilla konstatuese, qofshin ato edhe në cilësinë personale, nga një zyrtar që përfaqëson Prokurorinë Speciale të Shtetit, ndikojnë në pavarësinë e funksionimit të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe mund të interpretohen si qëndrime zyrtare të këtij mekanizmi të lartë të drejtësisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.