×
  • Lajme
  • Lajme / 25-vjetori i Masakrës së Reçakut

    Begaj: 15 janari, zgjoi botën për reflektim ndaj masakrave barbare nga regjimi i Millosheviqit në Kosovë

    Reporteri
    15 Janar 2024 | 12:42

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut është shprehur se 15 janari 1999, zgjoi botën për reflektim ndaj masakrave barbare që kryheshin në Kosovë.

    Ai u shpreh se kjo kujtesë sot është motiv i fortë për të mbrojtur paqen, sigurinë, lirinë e dinjitetin njerëzor.

    “Sot një çerekshekulli nga masakra e Reçakut, të lutemi për shpirtin e civilëve të pafajshëm, viktima të genocidit dhe të krimeve kundër njërëzimit të kryera nga regjimi i Sllobodan Millosheviç në Kosovë”.

    “15 janari 1999, zgjoi botën për reflektim ndaj masakrave barbare që kryheshin në Kosovë. Kjo kujtesë sot është motiv i fortë për të mbrojtur paqen, sigurinë, lirinë e dinjitetin njerëzor nga çdo makineri dhune që ushqehet nga racizmi, ekspansioni dhe armiqësia ndaj tjetrit”, ka shkruar Begaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!