Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj ka kërkuar të mos vazhdohet politika kundërshtuese e cila po bëhet në Kosovë, por të bashkohen të gjithë në këtë luftë kundër pandemisë.
Ai ka thënë se në këtë komunë kanë dal edhe dy persona tjerë.
“Komunat tjera po bëjnë hajgare se Malisheva na ka sjellë virusin, kjo është hajgare”, ka thënë ai, duke shtuar se ka ende raste të izoluara në këtë komunë.
Begaj ka theksuar se qytetarët e Malishevës nuk janë duke u mbledhur nëpër oda, sipas tij kjo është vetëm një propagandë.
“Propaganda se Malisheva po qëndron nëpër oda nuk qëndrojnë. Oda kemi por mbledhi nëpër oda nuk ka”, tha ai në Dukagjin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.