Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu në vazhdën e bisedimeve LDK – LV për koalicionin, e ka pyetur partinë e Isa Mustafës se ku do të shkojnë nëse edhe ata ua mbyllin derën
Aliu përmes një statusi të shkurtë të bërë në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se populli ka votuar për ndryshim.
Tutje, ai thotë se LDK-ja nuk duhet të vazhdojë me lojërat e njëjta.
“Ku do të shkojë LDK-ja nëse ia mbyll derën Lëvizjes? Populli votoi ndryshim, jo lojërat e njëjta”, tha Aliu.
Ka më shumë se tre muaj që LVV e LDK nuk po merren vesh për koalicion, ani pse kanë mbajtur dhjetëra takime. Rezultat nuk dha as takimi i fundit me ndërkombëtarët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.