Pas dramës së krijuar sot për shkak të disa përplasjeve mes zyrtarëve qeveritarë e VV’së dhe kreut të AKR’së Behgjet Pacollit, Gazeta Express merr vesh se deputeti i ARK’së, ka fluturuar me avionin e tij nga aeroporti i Luganos.
Pacolli tashmë ka kaluar Zvicrën, mirëpo akoma nuk dihet se ku do të aterojë.
Ai ka leje për t’u ulur nga Ministria e Infrastrukturës në Kosovë, por Ministria e Shëndetësisë e ka njoftuar se ai duhet t’u nënshtrohet të njëjtave rregullave si të gjithë qytetarët e tjerë.
Sipas këtyre rregullave, kushdo që hyn në Kosovë, duhet të izolohet në konviktet e Prishtinës për dy javë.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë pasi të aterojë në Prishtinë se çfarë do të ndodhë me Pacollin i cili është Deputet i Kuvendit të Kosovës dhe po vjen për të marrë pjesë në seancën ku do të votohet qeveria e re.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.