×
  • Lajme
  • Lajme

    Bëhuni gati, i nxehti afrikan këtë javë edhe në Kosovë

    Reporteri
    20 Qershor 2021 | 13:23

    Java fillon me mot të nxehtë e shtrëngata me shi. Më pas shtrihet vala e të nxehtit dhe ngre temperaturat edhe mbi 35C. Priten edhe netë tropike, shkruan Prishtina Weather.


    Ditën e hënë mbetet mot jostabil, ku gjatë ditës priten zhvillime të shtrëngatave me shi, e që vende-vende do të jenë mjaft intenzive ku mund të sjellin reshje të dendura e nuk përjashtohen mundësi edhe për breshër.

    Nga dita e martë nuk parashihen mundësi për të reshura, megjithëse gjasat mbeten që orëve të pasdites përreth viseve malore të ketë zhvillime të rrebesheve me bubullima.

    Me valën e të nxehtit, mbi rajon pritet të shtrihen edhe koncentrime të larta të pluhurit saharian, që mund të ndikojë në përkeqësim edhe të cilësisë së ajrit, duke rriturt përqëndrimet në grimcat e materies PM10, e indeksi mund të kaloj edhe në vlera të dobëta, e vlerat e çastit edhe në shumë të dobëta.

    Indeksi i rrezeve UV do të jetë në vlera shumë të larta, prandaj në këto ditë preferohet ekspozim më i ulët ndaj rrezeve të diellit përgjatë orëve të mesdites.

    Datat:

    21.06 – Në mëngjes intervale me diell. Pasdite dhe në mbrëmje priten zhvillime të shtrëngatave me shi. Vende-vende shtrëngata do të jenë intenzive me mundësi edhe për reshje breshëri.

    22.06 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë. Pasdite përreth viseve malore me zhvillime të vransirave lokale. Mbeten mundësi për rrebeshe të izoluara me bubullima.

    23.06 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë. Pasdite përreth viseve malore me zhvillime të vransirave lokale. Vende-vende mundësi për rrebeshe të izoluara me bubullima.

    24.06 – Mot shumë i nxehtë, me diell dhe vransira kalimtare gjatë ditës.

    25.06 – Shumë nxehtë. Pasdite priten zhvillime të vransirave lokale, e përreth viseve malore mundësi për rrebeshe shiu me bubullima.

    Temperaturat minimale luhaten nga 15C deri 20C, e maksimalet në rritje nga 31C të hënën, deri në 38C ditën e enjte.

    Era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi dhe perëndimi 2-10m/s.

    Shtypja atmosferike pas rënies ditën e hënë, më pas gradualisht në rritje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!