×
  • Lajme
  • Lajme

    Bëhuni gati, na pret fundjavë shumë e ftohtë

    Reporteri
    13 Janar 2021 | 20:45

    Prej nesër në Kosovë do të ketë reshje të dobëta bore kurse në fundjavë acari siberik do të përfshijë edhe vendin tonë e kohëpaskohe me rrebeshe bore, njofton Prishtina Weather.


    Kalimi i një fronti të ftohtë mbi rajon ditën e enjte sjell vranësira dhe mundësi për reshje të dobëta lokale bore.

    Në ditët e fundjavës masa më të ftohta ajrore polare nga verilindja e kontinentit fillojnë të shtrihen mbi rajonin tonë, e që do të zbresin ndjeshëm temperaturat, e priten mundësi edhe për rrebeshe të dobëta bore dhe erëra më të ftohta veriore.

    Nga fillimi i javës rrymime më të ngrohta ajrore nga Mesdheu fillojnë të rrisin temperaturat përreth vlerave mesatare, me tendencë të rritjes në pjesën e dytë të javës.

    Sipas parashikimeve në ditët e ardhshme pritet të ketë qarkullim të mirë ajror, e ndotësit ajror do të jenë më të shpërndarë. Në këto kushte indeksi i cilësisë së ajrit do të mbetet rreth vlerave mesatare dhe të mjaftueshme, e orëve të mbrëmjes dhe në mungesë të erërave do të rritet edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

    14.01 – Mot i ftohtë. Herët në mëngjes me kthjellime. Ditën vranësirat do të shtohen e priten edhe reshje të dobëta lokale bore. Në mbrëmje sërish me kthjellime.

    15.01 – Ftohtë, me vranësira të ndryshueshme. Ditën edhe intervale me diell.

    16.01 – Mot shumë i ftohtë, me erë, vranësira dhe intervale me diell. Mundësi edhe për rrebeshe të dobëta bore.

    17.01 – Mot shumë i ftohtë, me vranësira dhe intervale me diell. Herë herë me mundësi për rrebeshe të dobëta bore.

    18.01 – Shumë ftohtë, pjesërisht vranët me më shumë intervale me diell gjatë ditës.

    Temperaturat e ajrit në rënie graduale, me minimale që zbresin nga -6C deri në -11C, e maksimale nga 0C në -4C.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!