Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka ironizuar me qeverinë në detyrë lidhur me situatën energjetike në vend.
“Tu e ndalë gjakderdhjen financiare, u habiten e ndalen KEK-un”, ka shkruar ai, duke aluduar në premtimet e Vetëvendosjes për gjakderdhje financiare.
Kompania për furnizim me rrymë, KESCO, dje paralajmëroi se do të kishte mungesë të theksuar të prodhimit vendor dhe kërkoi nga qytetarët ta kursejnë atë.
Por, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka ngulur këmbë se nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në vend gjatë fundjavës.
Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike KESCO ka njoftuar sot se prodhimi vendor i energjisë elektrike vazhdon të jetë i kufizuar. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.