‘Taksen s’bA me hjeke’, ishte mbishkrimi në një status nga gazetari, Labinot Balaj që zgjoi reagimin e deputetit të AAK-së, Bekë Berisha.
Balaj, në ‘’Facebook’’, kishte shpërndarë një lajm ku thuhej se bashkëshortja e deputetit, Besa Shatri-Berisha mbante edhe katër pozita të tjera, përveç pozitës së kryesueses së Telekomit.
Balaj thotë se idea e postimit ka qenë që të shfaqë se si AAK përmes patriotizmit sipas tij ‘’të rrejshëm’’ mundohen t’i justifikojnë keqpërdorimet gjatë kohës sa ishin në qeverisje.
‘Përmes patriotizmit të rrejshëm po tentojnë me i justifiku keqpërdorimet që ia kanë bërë pasurisë publike’, sqaron Balaj.I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit Berisha, i cili e ka telefonuar Balajn e më pas edhe e ka sharë në bisedë në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.