Bekim Haxhiu – Albin Kurtit: Për këto 70 ditë, 0 punë, vetëm llafe dhe filozofi

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, ka hedhur kritika ndaj kreut të Qeverisë, Albin Kurti.


Haxhiu i ka thënë se Kurtit i është dhënë shumë hapësirë për të punuar.

“Të kemi lëshuar pak me konop te gjatë, por t’i s’po punon hiç. Asnjë kontratë për vaksinat, asnjë rimbursim për barnat. Prej datës 22 mars, duke manipuluar numrin, kanë vdekur 480 qytetarë të Kosovës duke e manipuluar numrin e rasteve të vdekjeve”, tha Haxhiu.

“Do të iniciojmë një proces hetimor. Asnjë fjalë nuk e the për hajninë që është bërë me mjete antiCOVID. Asnjë fjalë për punësimin dhe zhvillimin ekonomik, mbështetje të bizneseve. Për këto 70 ditë, 0 punë, vetëm llafe dhe filozofi”, tha Haxhiu në Kuvend.