×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekim Haxhiu jep detaje të reja për takimin me ministrin Vitia: Arbeni më falënderoi, e rëndësishme me ardhë vaksinat në Kosovë

    Reporteri
    18 Prill 2021 | 17:30

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka takuar sot deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu, nga i cili ka kërkuar ndihmë për sigurimin e vaksinave.


    Lajmin e ka bërë të ditur Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se qëllimi i takimit ishte shqyrtimi i ofertës dhe kontakteve me akterët që mund të na ndihmojnë në sigurimin e vaksinës Pfizer, të cilat kontakte ia ka dërguar ministrit me email para dy ditësh.

    Gazeta Online “Reporteri.net” ka kontaktuar me deputetin Haxhiu për ta pyetur rreth takimit dhe nëse mori një falënderim nga ministri Vitia për ndihmën që po ia ofron.

    “Dje më ka thirrë ministri Vitia rreth orës 18:00, dhe sot jemi takuar në ora 11:30, pasi paraprakisht i kisha shkruar një email. Në takim kemi diskutuar për problematikën e vaksinave anti-COVID. Unë ua dhash ekipit të MSH komunikimin dhe kontaktet që i kam patur me Kompaninë e cila po na e ofron mundësinë e sigurimit të vaksina Pfizer dhe tash mbetet që ata ta vazhdojnë punën”, ka thënë Haxhiu për Reporteri.net.

    I pyetur nëse e falënderoi ministri Vitia për ndihmën që po ia ofron, deputeti Haxhiu tha se e ka bërë një gjë të tillë.

    “Po ministri Arben Vitia më falenderoi për gadishërinë time që t’i ndihmoj në këtë proces, sepse sigurimi sa me i shpejtë i vaksinave është shpëtim jete”, ka thënë Haxhiu.

    Ndërsa i pyetur nëse pret që kur të vijnë vaksinat, ministri Vitia ta thërret në pranim të tyre duke ditur ndihmën që po jep, deputeti Haxhiu tha se kjo është fare pak e rëndësishme për të.

    “E rëndësishme është me ardh vaksinat, kurse të tjera janë dytësore”, ka thënë Haxhiu. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!