×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekim Haxhiu: Kurti mbylli vendin me dy raste me COVID-19, Deçanin me mbi 1500 helmime e dy vdekje nuk e vizitoi

    Reporteri
    14 Korrik 2021 | 7:47

    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, thotë se gjendja me helmime në Deçan është alarmante.


    Ai adresoi një sërë akuzash ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i cili vazhdon të gjendet në Greqi pas vizitës zyrtare.

    “Situata është e rëndë dhe duhet të ketë përgjegjësi institucionale. Deri sot Deçani është përballë i vetëm me këtë gjendje teksa do të duhej që brenda 24 orëve të reagonin të gjitha institucionet se për çfarë po bëhet fjala për të gjetur shkakun se çka po ndodh kur krejt njerëzit kanë simptomat të njëjta”.

    “Rastet e para kanë qenë të premten ndërsa tek dje Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka publikuar rezultatet. Kur situata është bërë tepër alarmante disa prej krerët e shtetit kanë shkuar atje por jo ata që është dashur të shkojnë si ekspertët e fushës e edhe vet kryeministri që do duhej të shihte gjendjen e të qëndronte aty që nga e shtuna”.

    “Ai është në Greqi për pushime pasi vizita zyrtare ka përfunduar. Ai që i ka marrë votat me popullin e jeton me qera sot qëndron në një hotel super luksoz që nata kushton sa paga që ka si kryeministër. Interesi i qytetarëve është me pas kryeministrin këtu dhe në punë pasi tash e katër muaj s’kemi parë asnjë punë të mirë të tij” tha Haxhiu në Klan Kosova.

    Haxhiu komentoi edhe vizitat e ministrave në Deçan teksa theksoi se Kurti mbylli vendin me dy raste pozitive me koronavirus teksa kur Deçani ka mbi 1500 infektime nuk e vizitoi.

    “Në Deçan nuk ka ndodhë ndonjë sulm që forcat e armatosura me qenë aty dhe kryeministri do duhej të shpallte gjendjen emergjente për komunën e Deçanit dhe deri të përcaktohej shkaku të fuste Deçanin në karantinë teksa me dy raste pozitive me COVID-19 e mbylli gjithë vendin teksa Deçani ka mbi 1500 helmime dhe dy viktima nuk ndërmori asgjë për ta”, deklaroi Haxhiu.

    Ai mes tjerash tha se teksa analizat për ujin kanë dalë të jenë të pastëra atëherë ekspertët duhet të bëjnë analiza për ushqimet që kanë ngrënë banorët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!