×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekim Haxhiu: Ministria e Shëndetësisë po bënë pazare për të nënshkruar kontratë me vlerë 400 mijë euro për insulina

    Reporteri
    20 Maj 2021 | 11:03

    Deputeti nga radhët e PDK’së, Bekim Haxhiu, ka kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë duke thënë se po blen barna me çmime shumë më të shtrenjta.


    Ai në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se kjo ministri po lufton për të kontraktuar një kontratë për furnizim me insulina me çmim prej 400 mijë eurove.

    Sipas tij, ky çmim është shumë i shtrenjtë dhe në kundërshtim me rekomandimet e Institutit Demokratik të Kosovës.

    “Ka muaj që në Kosovë institucionet publike nuk janë të furnizuara me insulinë dhe nuk është se nuk ka mundësi që të sigurohen insulinat, por se kjo po bëhet për pazare dhe për përfitime materiale të krerëve të Ministrisë së Shëndetësisë. 400 mijë euro është lufta për të kontraktuar kontratën për furnizim me insulina. Ky çmim për 400 mijë eurove që po bënë betejë Ministria e Shëndetësisë është në kundërshtim me rekomandimin e KDI’së për kontraktimin e barnave dhe produkteve mjekësore”, ka thënë ai.

    blerë barna dhe pajisje mbrojtëse deri në 3 mijë për qind më shtrenjtë.

    Ndërsa, ai ka kërkuar nga ministri Vitia që të vie në seancën e Kuvendit të Kosovës dhe t’i përgjigjet pyetjeve të deputetëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!