×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekim Haxhiu për tërheqjen e Trustit: Nëse deputetët e mbajnë fjalën, projektligji kalon

    Reporteri
    15 Qershor 2022 | 23:42

    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë në se projektligji për tërheqjen e parave nga Trusti do të kalojë nesër në Kuvend nëse nuk ka presion nga Qeveria.

    Haxhiu shton se “pushteti i Kurtit” po ushtron presion mbi deputetët në forma të ndryshme dhe edhe me largim nga grupi parlamentar.

    “Nëse deputetet ndjehen të lirë, projektligji për trustin kalon. Nëse vazhdon ky presion i pushtetit të Albin Kurtit mbi deputetët e mazhorancës me arsyetimin që do të dënojë deputetët me largim nga grupi parlamentar nga dhe largimin nga koalicioni”, tha ai në T7.

    “Nëse deputetët e mbajnë fjalën dhe nuk bijnë në presionin e pushtetit, projektligji kalon. Mbetet të shihet se si do të veprojnë nesër deputetët në Kuvend”, shtoi deputeti i PDK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!