×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekim Jashari e konfirmon në REPORTERI n’Komuna: Do të kandidojë sërish për kryetar të Skenderajt

    Reporteri
    02 Maj 2021 | 21:11

    Raportet mes Bekim Jasharit e Sami Lushtakut kanë qenë të acaruara jo pak vitet e fundit, ku kanë drejtuar akuza ndaj njëri-tjetrit.


    Jashari ka thënë se ka respekt për Lushtakun dhe nuk ka asgjë personale me të.

    Bekim Jashari e ka konfirmuar se do të kandidojë sërish për pozitën e kryetarit të Skenderajt në zgjedhjet lokale që mbahen në tetor të këtij viti, ashtu si edhe Sami Lushtaku.

    “Unë u detyrova të futem në këtë garë për të mirën edhe të Samisë dhe shokëve të tjerë e qytetarëve qe me hy me rehabilitu me një fjalë. Privatisht, personalisht nuk kemi kurgjë, politikisht edhe ata e shtyjnë me bërë ndonjë gabim, edhe unë nashta po e bëjë ndonjë gabim, kam respekt për ata që kanë bërë diçka për këtë vend.
    E kam thënë se a do të qëndrojë i pavarur, apo do të bëjë një inicaitvë qytetare, nuk aderoj në parti, mund të ketë përafrim me PDK nëse ata dëshirojnë me pas bashkëpunim, përndryshe do të krijoi një iniciative qytetare, sepse jo pse kam dëshirë të vazhdoj edhe nje mandat unë si Bekim, por jam tuj ndje obligim omral që këtij vendi e qytetarëve me ju shërbyer edhe një mandate”, ka thënë Jashari në intervistën REPORTERI N’KOMUNA.

    Kujtojmë se zgjedhjet lokale do të mbahen në muajin tetor të këtij viti dhe mbetet të shihet nëse Bekim Jashari e Sami Lushtaku do të jenë kundërkandidat për kryetar të Skenderajt, apo do të arrihet një ujdi si herën e kaluar, ku PDK nuk garoi fare me kandidat për kryetar, por vetëm për asamble komunale.

    / Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!