×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekim Jashari: Kurti bëri mirë që e mori i pari vaksinën, raportet me të i kam të mira

    Reporteri
    02 Maj 2021 | 22:38

    Bekim Jashari, kryetar i Skenderajt, ka vlerësuar veprimin e kryeministrit Albin Kurti që të marrë i pari vaksinën anti-COVID.


    “Kurti ka bërë mire që e mori vaksinën, që duke marrë shembull vendet tjera, jo pse ka dasht me shfrytëzuar privilegjin, por ka dasht me ju kallxu qytetarëve merrne se nuk është e dëmshme, se unë po e marrë i pari”, ka thënë Jashari në intervistën REPORTERI N’KOMUNË.

    Ai ka thënë se personalisht do ta pret radhën kur t’i vije për ta marrë vaksinën anti-COVID,
    Kurse i pyetur se si i ka raportet me kryeministrin Kurti, ai a thënë se i ka të mira.

    “Të mira janë, për fat jam tregu i kujdesshëm me të gjithë”, ka thënë Jashari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!