×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekim Jashari në vitin 1998: Janë vrarë 20 anëtarë të familjes, por nuk më frikëson se kemi mbetur edhe 10

    Reporteri
    12 Maj 2021 | 23:46

    Janë publikuar pamje të reja të kryetarit të tanishëm të Skenderajt, Bekim Jasharit, të bëra në vitin 1998, gjersa flet me plot dhimbje për luftën në Kosovë, e cila ia mori jetën shumë prej anëtarëve të familjes.


    Edhe pse pati humbje të shumta, Jashari asokohe nuk frikësohej.

    Në një intervistë të bërë në vitin 1998, Jashari thoshte se në luftë humbi 20 anëtarë të familjes, por edhe ata që janë mbet janë të gatshëm të japin jetën për Kosovën.

    “Lajmet për ditë tu i ndëgjue, tu i pa fotografitë se si është duke u zhvillu një luftë në Kosovë, si vriten prej fëmijës më të vogël 6 vjeç e deri te plaku 80 vjeç. Por nuk më frikëson kjo, se e di se më ka tregu gjyshi se lufta qeto sene i ka, megjithëse edhe tash në janar e në mars, me 5 mars që ndodhi lufta në Prekaz unë jam prej asaj familje, familjes së Shaban Muratit së lagjes Jasharaj. Kemi humbur, janë vrarë 20 anëtarë të familjes, por nuk më frikëson se kemi mbetur edhe 10, edhe ne 10 që jemi jemi të gatshëm që edhe nesër ta japim jetën për Kosovën“, thoshte Jashari.

    Pamjet i ka publikuar Esat Shala, koleksionuesi i mbi 2.000 video-kasetave të masakrave të Luftës së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!