Drejtori i Gazetës Online “Reporteri.net”, Bekim Kabashi, ka kritikuar qeverinë Kurti për mungesë të transparencës.
Kabashi ka vë në pah mungesën e kryeministrit Albin Kurti në konferenca për shtyp.
“Kryeministri nuk ka dalë në konferencë, nuk ka transparencë, Qeveria e ka obligim me qenë në transparente”, ka thënë Kabashi në Kanal10, shkruan Reporteri.net.
Kryeministri Kurti nuk doli në konferencë pas mbledhjes së fundit të qeverisë e cila u mbajt të dielën ku u vendosën masat e reja anti-COVID, lejimi i punës së gastronomëve dhe ora policore u vendos nga 22:30 deri në 05:00 të mëngjesit.
Pas mbledhjes së qeverisë të dielën në këtë konferencë dolën ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe zëdhënësi i ekzekutivit, Përparim Kryeziu.
Ky i fundit u pyet nga gazetarët pse Kurti nuk doli në konferenë, me çrast Kryeziu tha se kryeministri Kurti kishte agjendën e zënë, duke thënë se do të dalë pas mbledhjeve të tjera të qeverisë para gazetarëve. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.