Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka thënë se kjo parti duhet të marr guximin dhe të mblidhet për ta zgjedhur Enver Hoxhajn kryetar partie.
Sipas Beqajt, Hoxhaj pas ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit është kandidati më i duhur për lider të kësaj partie.
“PDK-ja ditëve në vijim duhet ta marr një guxim dhe ta mbledh Konventën që brenda këtyre ditëve të mblidhet dhe të ja jap një mandat për dy vite z.Hoxhaj dhe t’i marr ai kompetencat e plota. Unë mendoj që duke pasur parasysh prezantimin dhe përfaqësimin e z.Hoxhaj në kohën kur lideri është në Hagë dhe nëse e krahasojmë numrin e votave të z.Hoxhaj në raport me votat e partisë, mendoj që z.Hoxhaj është kandidatë potencial për kryetar. Mendoj që z.Hoxhaj pas z.Veseli është kandidati i duhur që do t‘i dërgojë proceset përpara”, ka thënë ai, në emisionin “Frontal”, në T7.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.