×
  • Lajme
  • Lajme

    Beqiri reagon ndaj skandalit të Edi Ramës: Për ata që “nuk e dinë”, Kosova është shtet i pavarur

    Reporteri
    19 Nëntor 2019 | 20:17

    Nje videopostim i Edi Ramës, ku Kosova është pjesë e Serbisë, ka nxitur reagime të shumta.


    Një prej reagimeve të fundit, ka ardhur edhe nga zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri.

    Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se Kosova është shtet nga 17 shkurti i vitit 2008.

    Beqiri postimin e Edi Ramës e ka quajtur turpi i radhës.

    “Për ata që “nuk e dinë”, për Edin e Shqipërisë, Kosova shtet i Pavarur e sovran është shpallur më 17 shkurt 2008, me hartën dhe kufijtë e saj. Nuk habitem me turpin e tij të radhës”, shkruan Beqiri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!