×
  • Lajme
  • Lajme

    Berat Rukiqi nga LDK: Qeveria Kurti është amatore, menaxhimi i mjeteve vetanake, kompetencë e komunave

    Reporteri
    08 Prill 2023 | 15:39

    Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, vlerëson se lëvizja e fundit lidhur me mjetet vetanake të komunave përbën një tentativë të radhës të qeverisë për ta shkelur Kushtetutën.

    “Sikur kjo qeveri e ka të pamundur që të mos bëjë shkelje të ligjeve dhe të Kushtetutës. Është një veprim arbitrar i Ministrisë së Financave. Është një veprim që po e bën me ose pa dashje por që shkon kundër zhvillimit të komunave”, është shprehur Rukiqi.

    Ai ka theksuar se menaxhimi me mjete vetanake u përket vetë komunave.

    “Qeverisja e komunave, menaxhimi i mjeteve vetanake, është kompetencë ekskluzive e komunave. Ato mund të vendosin si të destinohen ato mjete. Akolimi, si të përdoren mjetet është kompetencë e komunave sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike”, ka deklaruar ai në Klan Kosova FM.

    Nëse Ministria e Financave nuk do të tërhiqet, Rukiqi, ka theksuar se edhe ky vendim do të shkojë për konsultim në Gjykatën Kushtetuese.

    “Kjo qeveri është shumë amatore në veprimet e veta. Kur po dërgojmë ligje në Kushtetuese e po i kthehen si antikushtetuese, po e interpretojnë si pengim të reformave. Gjykata Kushtetuese ka garantuar një qasje të drejtë dhe proakrive në mbrojtje të kushtetutshmërisë deri tash”, ka deklaruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!