Zëvendësministri në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Anton Berisha gjatë ditës së sotme ka pritur në takim zëvendësshefin e EULEX-it, Bernd Thran.
Berisha ka thënë se temë kyçe e takimit ishte gjendja e sigurisë në Kosovë dhe bashkëpunimi ndërinstitucional, shkruan Reporteri.net.
Në takim është rënë dakord se duhet ende shumë punë për të siguruar një ambient të sigurtë dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Sot, kam pritur zëvendës shefin e EULEX-it, z. Bernd Thran.
Teme e diskutimit ishte gjendja e sigurisë ne Kosove si dhe bashkëpunimi nderinstitucional. Ishte qëndrim i përbashkët që duhet të punohet shumë për të krijuar një ambient të sigurtë e të qetë për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Berisha në llogarinë e tij në Fascebook. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.