×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha i AAK-së: Taksa 100% ndërpreu dialogun anti-shtet

    Reporteri
    11 Shtator 2019 | 9:40

    Zv.ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, njëherit kandidat nga AAK-ja për deputet, Anton Berisha, ndërsa flet për dialogun Kosovë-Serbi, thotë se atë e ka ndërprerë tarifa.


    Ai thotë se vendosja e taksës 100 % ka qenë veprim i cili ka kthyer Kosovën në tavolinë si palë e barabartë, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i plotë i Berishës:

    Shtyllat e Politikës së Jashtme – III

    Dialogu me Serbinë

    * Në platformen rajonale RKS është pjesëmarrëse e barabartë në të gjitha nismat, e që për Serbinë kjo paraqet një problem esencial, andaj përpiqet të nënvlerësoj dhe në mënyrë permanente të minoj paraqitjen e Kosovës si anëtare e barabartë. Për evitimin e kësaj qasjeje duhet të hiqet fusnota e cila e mbanë Kosovën në “STAND BY”. Eliminimi i fusnotës është imperativ i Politikës së Jashtme të RKS-së!

    * Dialogu me Serbinë –

    Një dialog i udhëhequr në mënyrën naive dhe egocentrike e qê ka përcjellur axhendë të njohur historike të kuluareve akademiko-politike me qendër në Dedinje ka shkatuar vampirizimin e kauzes serbe.

    Kjo mënyrë e dialogimit ka shkaktuar të ashtuquajturat “çnjohje”, që nuk i njeh e drejta ndërkombëtare, por që janë veprime politike të vendeve të ndryshme. Kjo i ka mundësuar Serbisë të imponoi politikën “Wait and see!”

    Ne duam që politiken inerte, reaktive ta shndërrojmë në politikë veprimi 100%! Tarifa ka ndërprerë një dialog anti-shtet. Dhe ka qenë veprim i cili kthen Kosovën në tavolinë si palë e barabartë dhe jo të negociohet si deri më tani, Serbia nuk njehë Kosovên – Kosova njehë Serbinë.

    Në tavolinë duhet vendoset pariteti dhe reciprociteti. Këto dy parime duhet t’a udhëheqin procesin e dialogut. Dhe, aspekti i invencioneve të tipit të Marrëveshjes së Lozanes (1921) që vijnë nga individ, nuk është në axhenden e Kosovës.

    Me Serbinë dhe ndërmjetësuesit në dialog mund të flasim vetëm për riafirmimin e të drejtave të komuniteteve minoritare, e që u janë afruar me Dokumentin e Ahtisarit, gjegjësisht me Kushtetutën. Dhe, tash gjatë këtij dialogu Politika e Jashtme e RKS-së kërkon reciprocitet për shqiptarët në Luginë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!