Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka folur mbi aktualitetin politik në vend, shkruan Reporteri.net.
Berisha mes tjerash ka folur për zhvillimet e fundit derisa ka kritikuar Qeverinë Kurti.
“Qeveri skandaloze. Albin Kurti është shpirtziu më i madh në Kosovë”, shpreh ai në emisionin DPT te Fidani.
Berisha foli edhe për zgjedhje.
“Fushta ka filluar, njerëzit kanë ndryshuar shumë, e kanë parë që disa gjëra duhet ndryshuar. Nga vjeshta e vonë duhet të ndodhin zgjedhjet”, u shpreh ai.
Berisha ka komentuar edhe vendimin që mori Këshilli i Bashkimit Evropian për t’ua hequr regjimin e vizave qytetarëve të Kosovës që posedojnë pasaporta serbe, të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë.
“Qitu po shihet që nuk ka sovranitet e integritet”, tha ai mes tjerash.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.