×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha: Në Betejën e Koshares kemi pasur shumë flamuj, por vetëm një ka qenë “FLAMURI”

    Reporteri
    10 Maj 2020 | 15:23

    Ish-komandanti Brigadës 138 “Agim Ramadani” në Koshare dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ka përkujtuar sektorin e ndërlidhjes dhe qendrën e komunikimeve dhe përgjimeve elektronike të kësaj brigade, njësit ky që mbante emrin “FLAMURI”.


    Berisha, ka shkruar në Facebook se “FLAMURI” ka qenë boshti kurrizor i tërë sistemit të komunikimeve dhe përgjimeve elektronike të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i plotë i Berishës:

    Falënderim “FLAMURIT”

    “Në Betejën e Koshares kemi pasur shumë flamuj, por vetëm një ka qenë “FLAMURI”. Kështu e kemi quajtur “Sektorin e ndërlidhjes dhe qendrën e komunikimeve dhe përgjimeve elektronike”.

    Kjo njësi, që në zinxhirin komandues i ka raportuar drejtpërdrejt komandantit të Brigadës, mbi të gjitha ka shpëtuar jetën e shumë ushtarëve tanë, përderisa ka ndikuar në rritjen e ndjeshme të humbjeve të armikut. Ja një shembull: “FLAMURI” në shumë raste ka arritur që përmes përgjimit të radiokomunikimeve të armikut, t’i zbulojë saktësisht koordinatat se ku do të bien predhat e tyre, dhe, duke i lajmëruar menjëherë njësitë tona ushtarake në ato pika, u kanë mundësuar që të ripozicionohen në një largësi të sigurt nga predhat e armikut që u shkonin huq.

    “FLAMURI”, gjithashtu me përgjime, shumë herë i ka zbuluar koordinatat e sakta të pozicioneve të trupave të armikut, dhe rezultati dihej: “APOKALIPSAT” i dërrmonin me zjarr të koncentruar në ato koordinata duke i bërë shkrumb, apo “blozhdë”, qysh thotë Fisi. Nëse predhat tona nuk ishin kaq të sakta, “FLAMURI” ishte aty për t’i koordinuar radiokomunikimet për korrigjim të zjarrit, dhe – BINGO!

    Rol të madh ka pasur edhe futja në funksion nga “FLAMURI” e radio-centralit që e kishim zënë peng nga armiku në kazermën e Koshares. Me këtë pajisje, “FLAMURI” ka mundësuar që komunikimet tona të bëhen pa pengesa në tërë rajonin e gjerë të Betejës së Koshares. Nëse njësitë tona ishin larg njëra-tjetrës dhe nuk mund të komunikonin horizontalisht, “FLAMURI” i përçonte këto komunikime nga qendra nëpër çdo njësi të adresuar. Përmes këtij centrali, “FLAMURI” ka arritur edhe t’i zhurmojë komunikimet e njësive të armikut duke i lënë të izoluara, si cak më i lehtë për zjarrin e Brigadën sonë.

    Në “FLAMURI”, Jupi ka bërë edhe kodimin e radiolidhjeve të rëndësisë së veçantë, duke i bërë të papërgjueshme për armikun.

    “FLAMURI” ka qenë boshti kurrizor i tërë sistemit të komunikimeve dhe përgjimeve elektronike të Brigadës 138 “Agim Ramadani”.

    Dua t’i falënderoj nga zemra pjesëtaret e “FLAMURIT” për punën e mrekullueshme dhe kontributin e jashtëzakonshëm në suksesin e Betejës së Koshares, komandantin e njësisë Gani Begun, Fisnik Ismailin, Burim Berishën dhe të gjithë djemtë tjerë, një nga një”.

    https://www.facebook.com/RrustemBerishaOfficial/photos/a.422963831411007/1078792782494772/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARB-TNorn7qMhWCBbLwllYbBZ0WGIN8JnfS_S4k5lh2X2-tq_0kJtaJmaIC7Z5KaY73v-y3IYSXHME8Nij5BoSUr-zj_yBkwJ0Q8a0HsInK6jp8NmSzBXBylgL5z2JllJ_0rnAdpcAl_AhQrkceMzgx5vzV06jvn_KhLc0aQxWNOSTRjbT3g94GA2LjCEl6cPRj9Q7-VjWliB3Kyf6pBZuLw59zNixvpNZqy7M_kHvLbeCREcMZmbrjae-pMM9UdSNPxdQVI5H697YNbqXtcAIHnPFF32GZzpPKKS4SxdMjXyoxt4IvTL5eNYLSHB2wU0HZdryxGRggmG6jOowv1DhhIlQ&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!