×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha-Osmanit dhe Kurtit: Mos u merrni me deklarata nëpër zyre, ofroni garanci për krerët e UÇK-së

    Reporteri
    03 Maj 2021 | 14:36

    Ish-gjenerali i UÇK-së në Koshare dhe ish-kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Hisen Berisha, ditë më parë e ka bërë publike lajmin se disa shtete si Kroacia, Sllovenia dhe Austria, kanë ofruar garanci për Gjykatën Speciale për ish-Presidentin Hashim Thaçi dhe të tjerët për lirim me kusht.


    Berisha ka thënë se ky lajm është bërë i ditur për t’i vënë në veprim institucionet e Kosovës, të cilat deri më tani nuk e kanë marrë një hap të tillë.

    “Përmes linjave të mia të komunikimit me këto vende kam arrit me mësuar për gatishmërinë e këtyre shteteve që të ofrojnë garanci që ata të mbrohen në liri, një diçka që e ka kërkuar edhe Gjykata Speciale për Kosovës, lidhur me kërkesën e të akuzuarve atje. E para që e ka konfirmuar ka qenë shteti i Kroacisë, ky lajm është bërë që me i vë në veprim institucionet e Kosovës”, tha ai për Front Online.

    Ai tha se do të duhej që Presidentja, Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendi që të angazhohen që të ofrojnë garanci për Hagën pasi që, sipas tij, atje po gjykohet truri i drejtimit të luftës së UCK-së.

    “E mira do të ishte që të ketë angazhim të përfaqësuesve institucional, Presidentit, Kryeministrit, Krye parlamentari dhe jo të merren me deklarata nëpër zyre, sepse kjo është për liderët e shtetit atje dikush ka shkuar nga pozita e President po flasim për liderët e luftës që kanë pasur përgjegjësi të ndara në luftë, atje nuk mund të thuhet se po gjykohet një individ por po gjykohet doktrina dhe truri i drejtimi të kësaj lufte. Në qoftë se ajo shpallet e inkriminuar po inkriminohet edhe qëllimi i luftës tonë”, tha tutje ai .

    Berisha shpret skeptik se edhe Shqipëria mund ta ofrojnë një garanci të tillë për Gjykatën Speciale, pasi që siç thotë ai një garanci e tillë lidhet me kredibilitetin e shteteve dhe përmbushjen e kritereve për të qenë pjesë e BE-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!