Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa ka folur për aksionin e sotëm të Policisë, ku u arrestuan disa zyrtarë të kësaj Ministrie.
Ai ka bërë të ditur se në fillim të mandatit ka suspenduar sekretarin e përgjithshëm të ministrisë, kreyshefin e agjencisë dhe 5 zyrtarë të tjerë, shkruan Reporteri.net.
Mustafa ka thënë se kanë qenë në koordinim të vazhdueshëm me organet e rendit dhe se pret që këto organe ta çojnë rastin deri në fund.
“Personalisht nuk dua të përdorë për përfitime politike hetimet në AZHB. Falënderojë Prokurorinë dhe policinë.
Të gjithë do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me organet e rendit. Ftoj këto organe që këtë çështje ta çojnë deri në fund. Aksione si ky i sotme duhet të përjetohen si ditë të mira kur gjërat të qartësohen dhe hetimet të shkojnë deri në fund. Të gjitha veprimet tona kanë qenë në koordinimin të vazhdueshëm me organet e rendit”, ka thënë ai.
Kujtojmë se 12 persona janë arrestuar sot në aksionin e Policisë së Kosovës që u zhvillua në disa komuna të vendit, 10 prej tyre zyrtarë të shtetit./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.