×
  • Lajme
  • Lajme

    Betohen 11 deputetë të ri të Kuvendit, mësoni emrat e tyre

    Reporteri
    02 Mars 2020 | 11:37

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte miratuar më 7 shkurt listën e 11 deputetëve të ri të Kuvendit që fituan mandatet pasi disa nga deputetët e zgjedhur morën pozita ekzekutive.


    E sot, të 11 deputetët u betuan para Kuvendit të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Nga Lëvizja Vetëvendosje janë 5 deputetë të rinj e po ashtu edhe nga LDK-ja, aq sa edhe kanë ministra secila nga partitë në koalicion.

    Këta janë 11 deputetët e ri:

    VETËVENDOSJE

    Enver Haliti zëvendëson Albin Kurtin

    Alban Hyseni zëvendëson Glauk Konjufcën;

    Arta Bajralija zëvendëson Albulena Haxhiun;

    Fitim Haziri zëvendëson Arben Vitia dhe

    Eman Rrahmani zëvendëson Haki Abazin.

     

    LDK

    Hatim Baxhaku zëvendëson Anton Qunin;

    Fidan Rekaliu zëvendëson Lumir Abdixhikun;

    Xhavit Uka zëvendëson Avdullah Hotin;

    Besa Gaxherri zëvendëson Hykemete Bajramin dhe

    Shkumbin Gashi zëvendëson Besian Mustafën.

     

     NOVA DEMOKRATSKA STRANKA

    Zikreta Aliti zëvendëson Emilija Redžepi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!