Janë betuar 4 deputetët e rinj, të cilët zëvendësojnë deputetët e deritashëm të Kuvendit, e të cilët kanë marrë poste në Qeverinë Hoti.
Deputetët e rinj nga LDK janë Visar Hoti, Ismet Beqiri dhe Faton Bislimi, të cilët kanë zëvendësuar Driton Selmanaj, Arban Abrashi e Armend Zemajn, shkruan Reporteri.net.
Pjesë e Kuvendit është bërë edhe Arbëreshë Krasniqi nga Nisma Socialdemokrate, e cila ka zëvendësuar deputeten e deritashme, Albulenë Balaj – Halimaj, e cila është emëruar zëvendëskryeministre.
Qeveria Hoti u votua më 3 qershor në Kuvendin e Kosovës. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.