×
  • Lajme
  • Lajme

    Betohet kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut

    Reporteri
    19 Maj 2023 | 11:22

    Kryetari i zgjedhur i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq ka dhënë betimin e tij si udhëheqës i ri i kësaj komune, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Atiq tha se do ta kryejë detyrën e tij me përgjegjësi dhe përkushtim.

    Pas përfundimit të procedurës së betimit, Atiq ka ka emëruar Katarina Agjanqiq nga komuniteti serb si nënkryetare të Komunës.

    Në zgjedhjet e 23 prillit, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Erden Atiq ka marrë 66.9% të votave.

    Para betimit të kryetarëve të rinj kanë reaguar edhe shtetet e QUINT-it, të cilat përmes një deklarate u kanë bërë thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga përdorimi i forcës ose veprimet që ndezin tensionet ose nxisin konfliktin.

    Në ceremoninë e betimit u pa edhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!