×
  • Lajme
  • Lajme / Rikandidimi

    Biden i dërgon sërish Senatit kandidaturën e David J. Kostelancik për ambasador të SHBA-së në Shqipëri

    Reporteri
    12 Janar 2024 | 20:29

    Presidenti i SHBA, Joe Biden ka rikandiduar David J. Kostelancik për ambasador në Shqipëri disa ditë pasi kandidatura e tij u rrëzua nga Senati amerikan.

    “David J. Kostelancik, nga Illinois, Anëtar Karriere i Shërbimit të Jashtëm të Lartë, Klasa Ministër-Këshilltar, për të qenë Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e bërë publik pak më parë ngaShtëpia e Bardhë.

    Kostelancik u emërua ambasador i SHBA në Tiranë nga Presidenti i SHBA, Joe Biden në janar të vitit 2023.

    Ai do të zëvendësonte në këtë detyrë ish-ambasadoren Yuri Kim, e cila u largua pas përfundimit të mandatit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!