×
  • Lajme
  • Lajme

    Biden i kërkon Kosovës ta vazhdojë dialogun me Serbinë

    Reporteri
    16 Shkurt 2021 | 16:48

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka kërkuar që Qeveria e re e Kosovës të vazhdojë dialogun me Serbinë, që si përfundim duhet të ketë njohjen reciproke, shkruan Reporteri.net.


    Në një letër që i ka dërguar ushtrueses së detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani presidenti amerikan ka thënë që SHBA-ja mezi pret të bashkëpunoj me Qeverinë e re.

    “Lidhjet ndërmjet popujve tanë mbeten të forta, bazuar në një përkushtim të përbashkët për zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës si dhe forcën tuaj të qëndrueshme si vend sovran. Në mezi presim që të punojmë me qeverinë e ardhshme për ta çuar Kosovën përpara në rrugën e saj evropiane. Ka shumë punë për të bërë përfshirë marrëveshje gjithëpërfshirëse të noramlizimit të marrëdhënieve me Serbinë që në qendër e ka njohjen e ndërsjellë me të cilën forcohet sundimi i ligjit, përballimi i pandemisë globale COVID-19 dhe nxitja e rritjes ekonomike që mundëson një të ardhme të prosperuar për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në letrën e Biden dërguar Osmanit.

    Ndërkohë fituesi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 14 shkurtit, Albin Kurti ka thënë se dialogu nuk është ndër prioritetet e tij.

    Biden i kishte shkruar letër në Ditën Nacionale të Serbisë, edhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq ku i kishte kërkuar vazhdim të dialogut me Kosovën dhe njohje të ndërsjell.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!