Sonte në Prishtinë ka rënë bora e parë.
Prishtina ka nisur të mbulohet sonte nga bora, ndërsa temperaturat janë të ulëta, shkruan Reporteri.net.
Bora po vazhdon të bie, ndërsa gati ka mbuluar edhe kulmet e ndërtesave.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar sot se reshjet e parashikuara për ditën e diele, parashihen që në disa pjesë të vazhdojnë edhe gjatë orëve të para të ditës së hënë.
Por borë me intensitet më të madh gjatë ditës ka rënë në qendrën turistike të Brezovicës.
IHMK ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme, vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.
“Reshjet e parashikuara për ditën e diele, parashihen që në disa pjesë të vazhdojnë edhe gjatë orëve të para të ditës së hënë (30.11.2020). Nga dita e martë sërish parashihet të ketë stabilizim të motit deri ditën e premte, kur parashihen riga të shiut të cilat mund të vazhdojnë edhe ditën e dytë të vikendit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.